Tifozët tentojnë të tërbojnë Ronaldon

- Bota Sot

Tifozët tentojnë të tërbojnë Ronaldon

Cristiano Ronaldo shënoi dygolësh në fitoren e thellë 5-1 të Al Nasr kundër Al Riyadh.Golat erdhën nga CR7 në minutën e 33-të dhe 76-të duke vulosur triumfin.

Por në realizimin e fundit të yllit portugez, tifozët e Al Riyadh shpërthyen kundër tij.

Ata menjëherë filluan të thërrisnin “Messi, Messi”, por Ronaldo i injoroi duke bërë me shenjë nga veshët që nuk jam duke iu dëgjuar.

Ai më pas u kthye të festojë me shokët e tij të ekipit.



Read it all at Bota Sot