Mesfushori i Barcelonës, Gavi, rrezikon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas lëndimit që ka pësuar.
Sipas raportimeve të fundit, vendimi përfundimtar pritet të merret në fillim të javës së ardhshme.
Lojtari i ri, i cili shihet si një nga talentet më premtues të skuadrës katalanase, tashmë ka kaluar disa javë jashtë fushave e nëse Gavi i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ai ka të ngjarë të përjashtohet nga El Clasico dhe ndoshta deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit.
Ky zhvillim është një goditje e rëndë për Barcelonën, e cila po përballet me mungesa të rëndësishme në skuadër. Tifozët mbeten në pritje të konfirmimit zyrtar dhe shpresojnë që Gavi të rikuperohet sa më shpejt.