Derbi i madh mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase

- Bota Sot

Derbi i madh mes skuadrës shqiptare dhe maqedonase

Marjan Radeski sezonin e ri e ka nisur mjaft mirë, duke regjistruar 4 gola dhe 1 asistim në 6 ndeshjet e para. 
Struga Trim Lum nesër (15.30) do të ndeshet me Sileksin e Kratovës.

Dëshira e Radeskit është që të shënojë edhe kundër Sileksit, edhe pse për të më të rëndësishme për momentin janë pikët e skuadrës…

“Pikërisht në terren vendas, ata vazhdojnë të mbeten të pamposhtur, ashtu që nesër na pret një duel shumë i vështirë”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum. 

“Jemi të vetëdijshëm se na pret një orar i vështirë, mirëpo këto janë momente kur shihet karakteri i ekipit. Neve jemi të etur për rezultate pozitive, ndërsa kemi shumë zgjidhje në ekip për të mbetur të pamposhtur.

Nëse futemi me intensitet të plotë, përqendrim të lartë dhe presion që nga minuta e parë, jam i bindur se do të vazhdojmë me serinë pozitive.” – u shpreh sulmuesi Marjan Radeski, i cili beson tek fitorja kundër Sileksit, gjithnjë nëse në fushë dalim si një skuadër e vetme.

“Sileksi është një kundërshtar i respektueshëm dhe gjithmonë i vështirë në shtëpi.

Fusha në Kratovë mund të jetë specifike – e vështirë për t’u luajtur, veçanërisht kur moti nuk është ideal.

Por ne jemi tashmë të mësuar në kushte të tilla dhe nuk ka asnjë justifikim.

Nëse dalim si një skuadër e vetme – linja kompakte, transferim i shpejtë i topit dhe agresivitet në duele – do të arrijmë ta kontrollojmë ndeshjen, besoj se nga Kratova do të largohemi me rezultatin që duam.” – vijoi Radeski, i cili në 6 xhirot e para ka regjistruar 4 gola dhe 1 asistim.

Si sulmues, ai thotë se dëshira e tij është që të shënojë vazhdimisht, mirëpo në këto momente për skuadrën më të rëndësishme janë pikët, ashtu që do ti gëzohej edhe golave të bashkëlojtarëve, pasi ekipi çdo herë duhet vënë në rend të parë.

“Sa u përket golave, dua vetëm të them se do të jap 1000% nga vetja, do të kërkojë golin në çdo mundësi që do më jepet.

Megjithatë për momentin më të rëndësishme janë tre pikët dhe ruajtja e pozitës së parë në renditje, ashtu që do të gëzoja, nëse do shënonte edhe dikush tjetër”. – përfundoi intervistën Marjan Radeski, i cili nesër kundër Sileksit pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të 28-të personale.

Deri më tani i njëjti numëron 15 fitore, 5 barazimë dhe 7 disfata, duke realizuar edhe 7 gola ndaj tyre, 3 prej tyre me fanellën e Struga Trim Lum.



Read it all at Bota Sot