Reali i Madridit synon mbrojtësin e Bayernit

- Bota Sot

Reali i Madridit synon mbrojtësin e Bayernit

Dayot Upamecano mund të jetë transferimi i radhës me parametër zero i Realit të Madridit.

Sipas Marcas, mbrojtësi i qendrës, kontrata e të cilit me Bayernin e Mynihut skadon në fund të sezonit, i ka vënë syrin një transferimi në Bernabeu dhe në thelb ia ka ofruar veten klubit “merengues”.

I lindur në vitin 1998, dhe gjithashtu i lidhur me Interin në merkaton e fundit të verës, lojtari francez ka veshur fanellën e Bayernit që nga viti 2021, pas një transferimi me vlerë afërsisht 43 milionë euro nga Leipzig.

Me klubin bavarez, ai fitoi Bundesligën tre herë dhe Superkupën e Gjermanisë tre herë. Interesante është se te Real Madridi, ai do të ribashkohej me David Alabën, i cili iu bashkua spanjollëve në vitin 2021, gjithashtu si transferim i lirë: Upamecano u ble nga Bayern pikërisht për të zëvendësuar austriakun.

Në ditët e fundit, qendërmbrojtësi foli për mundësinë e rinovimit të kontratës së tij me klubin gjerman: “Ndihem rehat këtu dhe jam i lumtur që mund të punoj me një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer.

Agjenti im po flet me drejtuesit e Bayernit. Diskutimet janë duke vazhduar. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Do të shohim se çfarë ndodh”.



Read it all at Bota Sot