Roma tregon se kush është shefi i kryeqytetit të Italisë.
Skuadra e Romës e ka mposhtur me rezultat 1:0 Lazion, në derbin e rivalëve të përjetshëm të kryeqytetit.
Futbollisti Lorenzo Pellegrini është kreatore i fitore me golin e realizuar në minutën e 38-të.
Lazio ishte në cilësinë e vendasit.
Në minutën e 86-të Belahyane i Lazios u përjashtua me karton të kuq.
Skuadra e Lazios ka vetëm një fitore e tre humbje deri me tash dhe Roma tre fitore e një humbje.
Roma renditet në vend të katërt me 9 pikë e Lazio në të 14-tin me 3 sosh pas javës së 4-të në Serie A.