Kremlini: Putin mbetet i hapur për negociata paqeje në Ukrainë dhe pret bashkëpunim me SHBA

- Bota Sot

Kremlini: Putin mbetet i hapur për negociata paqeje në Ukrainë dhe pret bashkëpunim me SHBA

Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i hapur për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë dhe shpreson të vijojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata është bërë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për rrjetin VGTRK, sipas asaj që raporton agjencia TASS.

“Putin, ashtu si Trump, është i hapur dhe i interesuar për ta përmbyllur çështjen e Ukrainës në mënyrë paqësore. Ne shpresojmë që Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump personalisht të angazhohen seriozisht në këtë drejtim”,  u shpreh Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi më tej se, sipas tij, palët që pengojnë përfundimin e konfliktit nuk janë në Moskë:

“Fatkeqësisht, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit, dhe nga ana tjetër, disa vende evropiane që po bëjnë gjithçka për të rritur përshkallëzimin e luftës. Ato po përpiqen të zgjatin konfliktin dhe të inkurajojnë presidentin Zelensky të mos ndalet.”



Read it all at Bota Sot