Shkëndija e Tetovës gati për Tikveshin

- Bota Sot

Shkëndija e Tetovës gati për Tikveshin

Shkëndija e Tetovës ndeshet me Tikveshin dhe kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Dueli luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30 

Kamer Qaka dhe Ibrahim Alhassan nuk janë në kombinim për ndeshjen e sotme me Tikveshin. Qaka është lënë

i lirë për arsye familjare, derisa Alhassan ka ndjerë lodhje dhe stafi teknik ka vendosur ta kursejë për këtë përballje. 

“Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje pas barazimit 1:1 me Strugën!

Tikveshi në mesjavë në Kavadar fitoi Shkupin 1:0 në xhiron e 5-të!

Me 3 fitore dhe 2 barazime në 5 ndeshje synojmë fitore për të ndjekur kreun!

Tikveshi nga 6 xhirot paraprake numëron 1 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata!

Ekipi nga Kavadari është rival i yni edhe në 1/8 e finales së Kupës së vendit", - njofton FC Shkëndija.



Read it all at Bota Sot