Lojtari kyç i Dortmundit është gati për t’u rikthyer

- Bota Sot

Lojtari kyç i Dortmundit është gati për t’u rikthyer

Ka ardhur momenti! Niko Shloterbek pritet të rikthehet në skuadër.

Mbrojtësi qendror kyç i Borusia Dortmundit është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i meniskut në gju dhe tashmë është kthyer në stërvitje të plotë me ekipin.

Kjo e lehtëson gjithashtu edhe shqetësimin e trajnerit Niko Kovaç për repartin defensiv.

Trajneri i Borusia Dortmundit në konferencën për shtyp deklaroi se:

“Shloti është kthyer në stërvitje të plotë. Në varësi të mënyrës se si do të ndihet të shtunën, ai është një opsion për skuadrën.

” Kujtesë: në prill, gjermani u dëmtua në gju pas një seance stërvitore me gjuajtje në portë. Rezultati: gjashtë muaj pauzë, pa Kupën e Botës për Klube, pa përgatitje verore.

Por ajo periudhë e vështirë tashmë ka marrë fund. Shloterbek u rikthye për herë të parë në fushë gjatë pushimit ndërkombëtar, por fillimisht u integrua vetëm pjesërisht në stërvitje. Për të mos rrezikuar, ai stërvitej pa kontakt fizik.

Tani, departamenti mjekësor i Dortmundit ka dhënë dritën jeshile për rikthimin. Ai madje mori pjesë në një seancë stërvitore të plotë pas ndeshjes në Torino. Meqenëse Aron Anselmin ende nuk është plotësisht i gatshëm, Shloterbek madje mund të përfshihet në formacionin titullar. Ai do të ishte mbrojtësi i dytë i gatshëm krahas Valdemar Antonit. Shloterbek është sërish në formë – dhe një tjetër yll po bën përparime ngadalë.

Afrimi i ri, Fabio Silva, që u bashkua nga Uolverhemptoni për 22,5 milionë euro, arriti të marrë pjesë në ushtrimet e tij të para stërvitore. Edhe pse ende nuk mund të përballojë një seancë të plotë, ai do të integrohet gradualisht në ekip.

Shpresa: në mënyrën më ideale, ai duhet të jetë gati për skuadrën deri në fund të muajit. Atëherë portugezi mund të tregojë më në fund pse drejtuesit e Dortmundit e sollën nga Ishujt Britanikë në zonën e Rurit këtë verë..



Read it all at Bota Sot