Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U-15 - vajzat, Xhuli Berisha, ka publikuar listën e Dardaneve për tri ndeshjet në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që do të mbahet në Shqipëri, nga 23 deri më 29 shtator.
Kombëtarja e vajzave U15 është në grup me Moldavinë, Estoninë dhe Shqipërinë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë.
Ndeshjet
24 shtator, Kosova – Estonia 11:00
26 shtator, Moldavia -Kosova 11:00
29 shtator, Shqipëria – Kosova 15:00