Ballkani i Therandës ka barazuar (2:2) me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në takimin e javës së pestë të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 20-të Valentin Serebe kaloi në epërsi Ballkanin.
Arbnor Ramadani në minutën e 45+1 ka barazuar rezultatin. Ramadani ishte i saktë nga penalltia.
Në minutës së 48-të Valentin Serebe shënoi sërish.
Hasan Hyseni në minutën e 84-të barazoi rezultatin.
Llapi është në fund të renditjes me 3 pikë dhe Ballkani është në vend të tretë me 9 pikë.
“ Ndahemi në barazim 2:2 në Podujevë ndaj Llapit, në një ndeshje ku luajtëm nga minuta e 40-të me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Gentrit Halilit dhe edhe përkundër këtij inferioriteti numerik, ishim shumë më afër fitores dhe në epërsi deri në minutën e 85-të.
Dy golat tanë edhe në këtë ndeshje i shënoi Valentin Serebe, në minutën e 20-të nga penalltia dhe në minutën e 48-të pas asistimit të portierit Artan Iljazi. Me këto dy golat sot, Serebe arriti në shtatë gola të shënuar në tre ndeshjet e fundit.
Pas këtij barazimi, mbetemi të pamposhtur edhe pas pesë xhirove të para, dhe kemi gjithsej 9 pikë në rënditjen tabelare:", - thuhet nga FC Ballkani.