Klubi i Serie C në Itali, Ternana, është marrë zyrtarisht nga familja Rizzo dhe 23-vjeçarja Claudia Rizzo, vajza e biznesmenit të famshëm Gianluigi Rizzo, është emëruar presidente.
Vetëm në moshën 23 vjeç, Claudia u bë presidentja e parë në historinë e klubit dhe gjithashtu mbajti konferencën e saj të parë për shtyp.
"Gjithmonë kam qenë një tifoze e madhe e Ternanës.
Gjatë negociatave, më është sugjeruar që të marr përsipër pozicionin e presidentit. Është një përgjegjësi e madhe, por edhe një mundësi e madhe.
Me bashkëpunëtorë me përvojë, ndihem shumë më e sigurt dhe jam e bindur se klubi do të ecë përpara", tha Claudia.
Presidentja e re thekson se çelësi i suksesit është puna e menduar mirë, veçanërisht pasi sezoni i saj i parë në krye të klubit do të përkojë me 100-vjetorin e Ternanës.
"Detyra e parë është të ndërtojmë një lidhje të fortë me ekipin dhe qytetin. Do ta rihapim fushatën e abonimeve. Ndjej një mijë emocione, por mbi të gjitha e shoh Ternanën si një nder dhe një përgjegjësi", theksoi Rizzo.