Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga, ndonëse skuadra e tij,
Mallorca nuk po merr rezultate të mira.
Mallorca barazoi 1:1 me Atletico Madridin në “San Moix”.
Vedat Muriqi shënoi golin e barazimit në minutën e 85-të, pasi paraprakisht Conor Gallagher shënoi gjashtë minuta më parë.
Muriqi ka katër gola në La Liga këtë edicion, një më pak se Kylian Mbappe që është i pari në listën e golashënuesve.
Më parë, “Pirati Dardan” shënoi edhe ndaj Real Madridit.