Dinamo dhe Bylisi u ndalën në barazim ditën e sotme pa gola në javën e 4-t të Superiores.
Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i Bylisit Mirel Josa doli në prononcim për mediat.
“Pretendimet i lëmë kur të jemi me mendje më të qartë.
Të jemi të ftohtë kur të shohim episodet që kanë ndodhur në ndeshje.
Jam i mërzitur sepse mund të kishim ndëshkuar në disa raste Dinamo.
Në përgjithësi jam i gëzuar vetëm kur ekipi fiton.
Luajtëm me dy mesfushorë qëndrorë me të cilët jam të kënaqur.
Në krah luajtëm me Peraltën që doja të hynte nga brenda. Edhe Dinamo bëri disa lëvizje, qoftë me Vilën apo Bregun që i ndryshoi pozicionin.
Ndryshuam pak në pjesën e dytë, nuk është se nuk dolëm përpara portës. Duhet të kishim qenë pak më të kujdesshëm.
Kur mbaron ndeshja të gjithë flasin çfarë ndodhi, nuk dua t’i futem pjesës së inferioritetit numerik.
Nuk e kam problem të kem lojtarë të rinj në fushë. Bëmë lëvizje me ardhjen e Abazajt mbrapa.
Në mesfushë luajtën dy lojtarë që luajnë për herë të parë bashkë. E patë që në fillim që kishim një vendosje 4-4-1-1.”, u shpreh Josa.