Kosova e Shqipëria me ndeshje testuese para Ligës së Kombeve

- Bota Sot

Kosova e Shqipëria me ndeshje testuese para Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të Amputuar ka zhvilluar një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë, si përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Takimi është zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe ka shërbyer si një test i vlefshëm për të dyja ekipet, që ndodhen në të njëjtin grup me Rumaninë dhe Skocinë.

Kosova ka triumfuar me rezultatin 3:1, me golat e Arben Isufit, Engjëll Haxhikadrisë dhe Arben Prekopucës, ndërsa për Shqipërinë ka shënuar Liliano Kikia.

Ndeshjen e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ndërsa pas saj për lojtarët e të dyja ekipeve janë ndarë medalje në shenjë respekti dhe vëllazërie.



Read it all at Bota Sot