Daja: Ajo që na mungon është vetëm të shtyjmë topin në rrjetë

- Bota Sot

Daja: Ajo që na mungon është vetëm të shtyjmë topin në rrjetë

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka theksuar se barazimi i sotëm ishte pasojë e faktit se skuadra e tij ka vështirësi në finalizimin e aksioneve.

“Për ta nisur nga pjesa e parë, ishim të detyruar të bënim rotacion, duke futur 3-4 lojtarë për t’i dhënë freski ekipit.

Rezultoi vetëm Maliqi pozitiv në këto ndërrime, ndonëse janë të rinj ata që kishim futur. Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë, më shumë u munduam të kontrollonim e të mos pësonim.

Në pjesën e dytë edhe në rastin e Teutës, edhe sot, kur kaluam me një lojtar më shumë, ajo që mungoi nuk ishte as manovra dhe as futjet në thellësi, apo situatat, por finalizimet.

Edhe me Teutën ishin 4-5 raste shumë të pastra para portës, sot mos them ishin më shumë. Ajo që na mungon është të shtyjmë topin në rrjetë, do kohën e vet. Në javën e katërt kishim po katër pikë në këtë moment. Guindo ka ardhur vetëm një javë para se të niste kampionati, i provuam të gjitha, ajo që mungon në lojën e sotme është vetëm që të shtyjmë topin në rrjetë.

Guindo nuk po luan se nuk është paraqitur mirë, ka tërheqje muskulore. Nuk them se nuk e shtyn topin në rrjetë, por edhe lojtarë me eksperiencë si Bregu, Vila e Qardaku, edhe ato nuk po realizojnë. Nuk e kisha vetëm për një lojtar si Guindo që nuk e shtyn topin në rrjetë.

Një rast i Bylisit ishte ku Maliqi u fut para mbrojtjes, e vazhdoi më tej, nuk duhej të shkonte e kthehej në pozicionin e vet dhe i liruam krahun e djathtë.

Në pjesën e parë kishim probleme që në të dy krahët në situata një kundër një, në hapësirën ku sulmuesi merrte topin pa presion, kemi humbur disa situata.

Kjo do të thotë që në momentin kur vijmë aty, lojtarët e krahut shkojnë drejt fundores e pasojnë, ose rrëshqasin drejt qendrës që ne nuk e bëjmë. E bëmë me Vilën në pjesën e dytë, kur kaluam me 4-4-2.

Por në fund nuk rezultoi pozitiv, se lojtarët në mbështetje e situata, mund të shënonim edhe një gol të vetëm.

Të rinjtë në moshë, duhet t’i punojmë ne pas stërvitjes në situata që kur të vijmë në ndeshje të zgjidhin këto situata. Shumë të rinj kanë ardhur në momentet e fundit në klub. Mos harroi një fakt që Zabërgja i cili ishte një nga golashënuesit më të mirë, në javën e katërt kishte 18 javë pa shënuar. Që do të thotë se me punë dhe duke besuar te cilësitë e veta individuale, mund të kemi një panoramë tjetër në ndeshjet e ardhshme. Sa u përket lojtarëve me eksperiencë, të cilët kanë bërë shumë ndeshje këtë javë, me intensitet të lartë, ka ndikuar edhe lodhja te ata. Tre ndeshje brenda një jave në Shqipëri janë shumë për t’u përballuar.

Vetëm teorikisht mund të punojmë me lojtarët se nuk kemi kohë të përgatitim ndeshjet për çdo dy ditë.

Me Teutën dhe dje kemi folur vetëm teorikisht, duke qenë se Bylisi ka lojtarë që kanë shpejtësi. Ishim të detyruar të bënim rotacion për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve të kësaj jave, ishin 2-3 ndryshime me Hekuran Berishën titullar, Xhejms si titullar. Zgjidhëm të ishim pak më të kujdesshëm sepse, nëse do vendosnim një mënyrë tjetër, do kishim probleme në tranzicionin tonë negativ.

Ndryshimi në pjesën e dytë nuk ishte menduar, por si pasojë që morën të kuq. Në fund u futën edhe lojtarët e formacionit si Karamba e Bernard Berisha i cili është me eksperiencë”, tha Daja.



Read it all at Bota Sot