Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte mysafir i ish-klubit të tij, Sunderlandit.
Cana ishte i ftuar nderi në ndeshjen e Sunderlandit ndaj Aston Villas, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Stadium of Light”.
Ai u prit nga tifozët e Sunderlandit me duartrokitje dhe me brohoritje në nder të tij.
Lorik Cana ishte pjesë e Sunderlandit për vetëm një sezon, mirëpo ishte shumë i dashur për tifozët e këtij klubi.
Cana u transferua te “Black Cats” për shumën e pothuajse gjashtë milionë eurove nga Marseille në vitin 2009.
Një vit më vonë, ai transferohej te Galatasaray nga futbolli anglez.
Gjatë karrierës së tij, Cana kishte luajtur edhe për PSG-në, Lazion dhe Nantes.