Ndëshkohet gjyqtari për vendimet kundër Juventusit, dërgohet në Serie B

- Bota Sot

Ndëshkohet gjyqtari për vendimet kundër Juventusit, dërgohet në Serie B

Barazimi mes Veronës dhe Juventusit është shoqëruar me polemika të shumta pasi bardhezinjtë kanë qenë të pakënaqur nga kryesori Antonio Rapuano.

Trajneri Igor Tudor i cilësoi episode të turpshme ata që vendosën ndeshjen, duke drejtuar gishtin nga kryesori i takimit.

Ky i fundit dha një penallti për një prekje të topit me dorë të pavullnetshme të Zhoao Marios pasi shqyrtoi pamjet me VAR, ndërsa injoroi një goditje më bërryl të Orban ndaj Gati.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, vlerësimet që ka marrë nga vëzhguesit për ndeshjen kanë qenë te ulëta dhe mendohet se ai do të dënohet për këtë paraqitje të dobët.

Pritet që pas kësaj ndeshje, Rapuano të përfundojë në javët e ardhshme në Serinë B, për të drejtuar atje disa kohë e për të “rimarrë veten”.



Read it all at Bota Sot