Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët falë një goli të diskutueshëm

- Bota Sot

Teuta dhe Vllaznia ndajnë pikët falë një goli të diskutueshëm

Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në barazimin 1:1 në Durrës, në një ndeshje të ethshme që është mbyllur në mënyrë dramatike pas 13 minutash shtesë.

Shkodranët dominuan pjesën e parë të ndeshjes, duke kërkuar me ngulm golin teksa shpërdoruan raste të njëpasnjëshme derisa gjetën me anë të Malës golin e avantazhit. Pastaj skuadra shkodrane u tërhoq pak në lojën e saj, duke qenë më e kujdesshme, edhe pse thumbonte me kundërsulme të shpejta.

Pjesa e dytë kishte pak futboll, për shkak të faulleve të shumta dhe ndalesave të vazhdueshme që e kthyen këtë më shumë në një luftë fizike.

Kartoni i kuq i Gurishtës në minuta e fundit u dha një dorë vendasve që ishin shfaqur rrallëherë rrezikshëm para portës shkodrane dhe ata ia dolën që të gjenin në minutën e 6-të shtesë golin me anë të Beshirajt.

Kjo i vendosi vulën ndeshjes, me një barazim që u shkon më shumë për shtat vendasve se sa shkodranëve të cilëve u ikën mundësia për të marrë pikët dhe mbajtur hapin e Elbasanit në kreun e renditjes.



Read it all at Bota Sot