Barcelona ndali tri pikë ashtu siç pritej në duel me Getafen, duke e mposhtur me rezultat 3:0.
Skuadra e Barcelonës e ka dominuar ballafaqimin dhe a ka pas një mori rastesh në përballje me Getafen.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minutat e parë kur katalunasit avancuan me rezultat 2:0 falë golave të futbollistit Torres (15’ e 34’).
Olmo në minutën e 63-të realizoi për 3:0 falë asistimit të Rashfordit.
Pas javës së pestë në Kampionatin e Spanjës, Barcelona është në vend të dytë me 14 pikë e ka dy më pak se
lideri Reali dhe Getafe renditet në pozitën e 8-të me 9 pikë.