Paris Saint-Germain shkruan histori në futbollin europian! Pesë lojtarë të klubit francez janë konfirmuar në Top 10 për Topin e Artë për sezonin e kaluar:
Gianluigi Donnarumma, Ousmane Dembélé, Vitinha, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes.
Ky sukses i PSG-së e vendos klubin në barazim me rekordmenët e Bayern Munich të vitit 2014, që gjithashtu arritën të vendosnin pesë lojtarë në mesin e më të mirëve, edhe pse fitues i asaj edicioni ishte Cristiano Ronaldo.
Lojtarët e PSG-së shfaqën formë të jashtëzakonshme gjatë sezonit, duke kontribuar në triumfin e ekipit në Ligën e Kampionëve dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arenën evropiane.