Momenti që Armando Broja të tregojë sa vlen, trajneri Parker e sheh mes titullarëve për ndeshjen e radhës

- Bota Sot

Momenti që Armando Broja të tregojë sa vlen, trajneri Parker e sheh mes titullarëve për ndeshjen e radhës

Armando Broja nuk kishte minuta në dispozicion për ndeshjen e fundjavës në kampionatin anglez. Por trajneri Skot Parker pritet t’i rezervojë në fanellë titullari sulmuesit të Kombëtares në ndeshjen e radhës të skuadrës së Bërnlit.

Kjo e fundit luan këtë të martë ndaj Kardif në Kupën e Ligës dhe ashtu siç bëri në turin e mëparshëm ndaj Derbit, trajneri Parker do të shfrytëzojë mundësinë që i jep ky turne që të hedhë në fushë lojtarë me më pak minuta në këmbë dhe të cilët kanë nevojë të përshtaten me manovrën e ekipit.

Një prej tyre do jetë edhe Broja, i cili ndeshjen e vetme si titullar më Bërnlin e ka pikërisht në raundin e mëparshëm të Kupës së Ligës, ku një asist i tij që në minutën e 4-t i dha avantazhin ekipit ndaj Derbit.

Përballë Kardif, i cili aktualisht luan në kategorinë e tretë angleze, Broja do të ketë një rast të mirë për të treguar se sa vlen e për të siguruar më shumë minuta edhe në Premier Ligë, ku deri tani aktivizimi ka qenë me pikatore.



Read it all at Bota Sot