Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Ballon dOr 2025.
Dembele, që la pas Lamine Yamal dhe Vitinhan, u kurorëzua si lojtari më i mirë në kategorinë e meshkujve, ndërsa Bonmatí u vlerësua si futbollistja më e mirë në botë, përpara Mariona Caldentey dhe Alessia Russo.
Çmime të tjera kryesore:
Kopa Trophy (U21): Lamine Yamal (meshkuj) dhe Vicky Lopez (femra).
Gerd Müller Aëard (golashënuesi më i mirë): Viktor Gyökeres (meshkuj) dhe Eëa Pajor (femra).
Yachine Trophy (portieri më i mirë): Gianluigi Donnarumma (meshkuj) dhe Hannah Hampton (femra).
Johan Cruyff Trophy (trajneri më i mirë): Luis Enrique (meshkuj) dhe Sarina Ëiegman (femra).
Klubi i vitit: PSG (meshkuj) dhe Arsenal (femra).
Ceremonia konfirmoi dominimin e futbollistëve francezë dhe spanjolë në skenën botërore, ndërsa talente të rinj si Lamine Yamal dhe Vicky Lopez treguan se janë e ardhmja e sportit.