Roberto Bordin “shkund themelet” e Tiranës

- Bota Sot

Roberto Bordin “shkund themelet” e Tiranës

Te Tirana nuk kanë shumë kohë për të humbur dhe tashmë ka nisur puna për ndeshjen e ardhshme. Bardheblutë do të presin  në “Selman Stërmasi” Dinamon dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e derbit.

Humbja ndaj Egnatias ka bërë që Roberto Bordin të “shkundë themelet” e kryeqytetasve dhe të “ngre” zërin për lëvizjet e pamenduara të dis futbollistëve. Golat e pësuar ndaj kampionëve kanë “ngritur nervat” e italianit, i cili nga ekipi ka kërkuar më shumë përqendrim dhe vendosshmëri në fushën e lojës.

Ndërkohë ndaj “Blutë” do të ketë mungesa të rëndësishme. Henry Marku u ndëshkua me karton të kuq ndaj rrogozhinasve dhe në duelin me Dinamon e Ilir Dajës nuk do të mund të kontribuojë.

Mungesa e tij “peshon” akoma më shumë te Bordin, të cilin i zvogëlohen mundësitë e zgjedhjes për prapavijën.



Read it all at Bota Sot