Francesco Acerbi rikthehet te nata e 31 majit, kur Interi humbi 5-0 në finale të Champions League ndaj PSG-së. Në prezantimin e librit të tij “Io, guerriero”, ai tregoi se humbja ishte pasojë e lodhjes mentale, pas një sezoni të vështirë:
“PSG ishte shumë i fortë, ndërsa ne të rraskapitur mendërisht.
Pas suksesit ndaj Bayernit dhe Barcelonës ndiheshim të detyruar të fitonim.
Stresi zgjati deri në fund të kampionatit, duke shpresuar te ndonjë gabim i Napolit”.
Acerbi zbuloi edhe reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së, humbjes së hidhur në finalen e Mynihut, ndaj parizienëve: “Pas ndeshjes nuk ishim të zemëruar, asgjë e tillë…”
Ai komentoi trajnerët: “Chivu është shumë pasionant, dallohet që ka luajtur futboll dhe ka qenë në dhoma zhveshjeje fituese. Trajneri aktual është i përgatitur, bën që grupi të ndihet mirë, ka shumë humanitet. Nuk e prisja, por është viti i tij i parë në Serie A”.