Shqiptari po shkëlqen në Angli, përfundon në formacionin më të mirë të javës

- Bota Sot

Shqiptari po shkëlqen në Angli, përfundon në formacionin më të mirë të javës

Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli te skuadra e Chesterfield.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në barazimin 2-2 që skuadra e tij mori në transfertë ndaj Bromley në fundjavën që kaloi.

Dobra shënoi në minutën e 39-të të takimit, duke barazuar pëërkohësisht rezultatin në 1-1.

Paraqitja e shqiptarit ka qenë mjaft pozitive, teksa tashmë është zgjedhur edhe në formacionin e javës së 9-të të League One.

24-vjeçari në këtë sezon ka luajtur në 10 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë 4 gola. Gjithashtu ka asistuar edhe në një tjetër rast.



Read it all at Bota Sot