Neymar ngre dyshime

- Bota Sot

Neymar ngre dyshime

Reagimet pas zbulimit të fituesit të “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, vazhdojnë të mbërrijnë nga çdo cep i globit.

Një prej reagimeve më të spikatura vjen nga Brazili, ku Neymar shprehu habinë për renditjen e bashkëkombasit të tij, Raphinha: “Që Raphinha të dalë i pesti është një tallje…”

“France Football” nuk ka asnjë dyshim mbi fituesin, ashtu si te PSG, ku tifozët u entuziazmuan kur Ronaldinho përmendi emrin e Dembélé. Vincent Garcia, redaktor i përhershëm i revistës që jep çmimin prestigjioz në fjalë, theksoi:

“Ousmane Dembélé fitoi me një diferencë të madhe votash. Ai mori mbështetjen e jurisë së ‘Topit të Artë’. Është një fitues i ‘Topit të Artë’ i qartë dhe i padiskutueshëm”.



Read it all at Bota Sot