Torres pret ofertën e Barcelonës për kontratën e re

- Bota Sot

Torres pret ofertën e Barcelonës për kontratën e re

Ferran Torres po pret që Barcelona t’i bëjë një qasje konkrete për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi spanjoll shënoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Getafes fundjavën e kaluar, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që ka treguar në fillim të këtij sezoni.

Sipas "Marca", kontrata aktuale e Torres skadon në vitin 2027, duke e bërë atë lojtarin e vetëm të Barcelonës me afat deri në atë vit.

Në fund të sezonit të kaluar, edhe Jules Kounde dhe Raphinha kishin kontrata deri në 2027, por tashmë të dy kanë rinovuar me marrëveshje të reja.

Në të kundërt, Torres dhe përfaqësuesit e tij nuk janë kontaktuar ende, edhe pse besohet se Barcelona dëshiron ta mbajë sulmuesin në skuadër për një kohë të gjatë.



Read it all at Bota Sot