I gjen 260 euro në rrugë, qytetari i dorëzon në polici

- Bota Sot

I gjen 260 euro në rrugë, qytetari i dorëzon në polici

Një qytetar me inicialet R.V, ka dorëzuar në polici në Prishtinë një shumë parash, të cilat i kishte gjetur në rrugë.

Bëhet fjalë për  shumën prej 260 eurosh.

“Menjëherë pas gjetjes së të hollave, qytetari ka njoftuar policinë dhe ka dorëzuar shumën prej 260 eurove, duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare”.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e ka vlerësuar lartë këtë gjest human dhe ka falënderuar qytetarin për veprimin e tij.

“Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë”.



Read it all at Bota Sot