Presidenti turk nuk beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë shpejt

- Bota Sot

Presidenti turk nuk beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë shpejt

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nuk beson se lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të përfundojë shpejt.

Erdogan vuri në dukje gjatë një interviste dhënë për Fox News, se si Rusia ashtu edhe Ukraina po pësojnë humbje të mëdha në luftë.

Ai shtoi se Ukraina nuk mund të konkurrojë ekonomikisht me Rusinë dhe, Evropa nuk ka gjasa të jetë në gjendje ti ofrojë Kievit mbështetje ekonomike për një kohë të pacaktuar.

"Shpresa jonë është që mbështetja të vazhdojë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara - nuk e di se sa kohë do ta japin këtë mbështetje. Nuk mund ta vlerësoj këtë", tha presidenti turk.

Kur u pyet nga prezantuesi nëse kjo do të thotë që lufta mund të përfundojë së shpejti, Erdogan u përgjigj: "Nuk besoj vërtet se do të përfundojë. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë për botën. Nuk është lajm i mirë. Të mendosh për këtë në këtë mënyrë është e rëndë për zemrat tona".

Ai gjithashtu vuri në dukje se Evropa dhe NATO duhet të miratojnë qasjen e Turqisë ndaj Rusisë, e cila bazohet në ruajtjen e marrëdhënieve të mira nga Ankaraja si me udhëheqësin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.



Read it all at Bota Sot