Vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

- Bota Sot

Vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

Aitana Bonmatí vazhdon të shkruajë histori. Mesfushorja e Barcelonës është bërë futbollistja e parë që fiton tre “Topa të Artë” radhazi, duke u bashkuar me legjenda si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten.

Me këtë sukses, ajo ka barazuar rekordin e Platini (1983-1985) dhe Leo Messit (2009-2011), si të vetmit që e kanë fituar tri herë radhazi.

Tani, objektivi i saj është të ndjekë gjurmët e Messit, i cili është i vetmi që ka triumfuar 4 herë radhazi dhe mban rekordin me 8 “Topa të Artë”. Në moshën 27-vjeçare, Aitana është në kulmin e karrierës.

Në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe 1 asist në vetëm 4 ndeshje të ligës, duke qenë lojtare kyçe.

Përpara saj qëndron një edicion i ngarkuar: kërkimi i titullit të 7-të radhazi në ligë, Kupës së Mbretëreshës, Superkupës dhe mbi të gjitha, një tjetër triumf në Champions. Edhe me Spanjën, sfidat janë të mëdha;

“Nations League” në tetor dhe rruga drejt Botërorit 2027 në Brazil. Pyetja që mbetet është: a do të mundet Aitana ta ruajë ritmin, për të arritur rekordin e Messit?



Read it all at Bota Sot