KF Bashkimi 1947 sot ka udhëtuar në Manastir, synon fitorja ndaj Pelisterit, në ndeshjen e vlefshme të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
KF Bashkimi 1947 është me synimin për të vazhduar paraqitjet pozitive dhe për të marrë tri pikët në një sfidë të rëndësishme jashtë shtëpisë.
Ekipi është i përqendruar dhe i motivuar për të dhënë maksimumin deri në minutën e fundit.
Bashkimi ka sprovë të vështirë por beson e shpreson të kthehet i pamposhtur.