Harry Kane, pavarësisht një sezoni fantastik me Bayern Munich, ku fitoi Bundesligën dhe u shpall golashënuesi më i mirë, është renditur vetëm në vendin e 13-të në garën për “Topin e Artë” 2025.
lez, pasi në 7 edicionet e fundit nuk ka arritur kurrë më shumë se vendi i 10-të, edhe pse numrat e tij kanë qenë gjithmonë mbresëlënës.
Ndërkohë, sipas “Bild”, kapiteni i “Tre Luanëve” mund të kthehet papritur në Premier League.
Arsyeja lidhet me një klauzolë që aktivizohet pas përfundimit të sezonit të tretë bavarez, duke nisur nga 1 korriku. Aktualisht 32 vjeç, ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2027.
Deri tani ka shënuar 98 gola në 103 ndeshje dhe sezonin e kaluar fitoi trofeun e tij të parë me klubin, titullin e kampionit të Gjermanisë. Në fillim të këtij sezoni, ai shtoi në vitrinën e tij edhe Superkupën e Gjermanisë.