Reagimi i Mbappes

- Bota Sot

Reagimi i Mbappes

Kylian Mbappe e ka cilësuar si të merituar triumfin e bashkëkombësit të tij franceze, Ousmane Dembele, në garën për Topin e Artë 2025.

Dembele arriti të kurorëzojë një sezon brilant individual duke fituar edhe Topin e Artë, pasi mposhti në një garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Pas triumfit të tij pati reagime të shumta nga spektri futbollistik, ku shumica uruan sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain.

Nuk mungoi as urimi i madh i Mbappes për shokun e tij të ekipit kombëtar.

“Ousmane Dembele. Ka të bëjë me emocionet, vëlla.

E merituar 100 herë", shkroi ylli francez i Real Madridit në Instagramin e tij.

Ndryshe, Mbappe përfundoi i shtati në garën për Topin e Artë, pasi përveç Dembeles dhe Yamalit, para tij përfunduan edhe Raphinha, Mohamed Salah, Vitinha dhe Achraf Hakimi..



Read it all at Bota Sot