Interi dhe Milani njoftojnë për marrëveshjet

- Bota Sot

Interi dhe Milani njoftojnë për marrëveshjet

Inter dhe Milan kanë nënshkruar një marrëveshje me studiot arkitekturore Foster + Partners dhe MANICA për të projektuar stadiumin e ri të dy klubeve.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Interit, zikaltërit konfirmuan marrëveshjen dhe mirëpritën dy studiot për kontributin e tyre në propozimin e stadiumit të ri me kapacitet 71,500 ulëse.

Inter e përshkruan atë si “një investim strategjik për të ardhmen dhe një shenjë e prekshme e angazhimit ndaj qytetit të Milanos, historisë së tij dhe trashëgimisë kulturore, arkitekturore dhe sportive.”

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për të ardhmen e projektit të stadiumit të ri të klubeve milaneze.

Të enjten, Këshilli i Qytetit të Milanos do të mblidhet në sallën e Palazzo Marino, për të diskutuar detajet specifike të stadiumit të ri që do të zëvendësojë San Siron.

Më pas, të hënën e ardhshme, këshilli do të rimbledhet dhe do të votojë nëse do të miratohet ose jo shitja e stadiumit aktual dhe e tokës përreth.

Pasi shitja të miratohet, të dy klubet do të mund të shtyjnë përpara projektin, tashmë të pajisur me partnerë arkitekturorë për të vazhduar me zhvillimin.



Read it all at Bota Sot