Simeone fajësohet nga UEFA pas incidentit në `Anfield`

- Bota Sot

Simeone fajësohet nga UEFA pas incidentit në `Anfield`

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, është akuzuar nga UEFA pas përplasjes që e ka pasur me tifozët e Liverpool në “Anfield” javën e kaluar.

Në fund të ndeshjes Simeone është parë duke reaguar me gjeste të zemëruara ndaj tifozëve vendas dhe është ndëshkuar me karton të kuq.

Pamjet televizive treguan gjithashtu se nutricionisti i klubit spanjoll, David Lagos, pështyu në drejtim të tifozëve të Liverpool.

Ndeshja e parë në Champions League mes dy skuadrave ka qenë dramatike, ku Virgil van Dijk ka shënuar në minutën e nëntëdhjetë e dytë për fitoren 3-2 të Liverpool.



Read it all at Bota Sot