Santiago Himenez është padyshim një nga zhgënjimet më të mëdha të Milanit në vitet e fundit.
Sulmuesi i afruar me shumë bujë nga Fejenordi, me kalimin e kohës që nga mbërritja e tij në Itali në janarin e këtij viti, ka zhgënjyer me paraqitjet që ka ofruar dhe duket se pak nga pak po prek fundin e hierarkisë në repartin e avancuar të kuqezinjve, ku Alegri kërkon vazhdimisht përforcime.
Fabio Kapelo, ish-trajneri i njohur italian, e cilëson situatën e Himenez të pashpjegueshme.
“Në të vërtetë nuk di t’i jap një shpjegim. Është e pabesueshme! Në Holandë ka shënuar gjithmonë, në Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar ishte vendimtar. Në dy vite e gjysmë në Roterdam ka shënuar më shumë se 60 gola. Nuk mendoj se ka harruar si shënohet.
Përveç kësaj, koleksionon raste, të paktën dy apo tre për ndeshje. Për një sulmues është e rëndësishme. Problemi lind kur nuk arrin të kesh raste për shënim. A i mjafton të zhbllokohet? Saktësisht. Jam i sigurt që kur të shënojë golin e parë pastaj nuk do të ndalet më”, tha Kapelo rreth sulmuesit të Milanit.