Njohja e Palestinës, Meloni: Italia pro, vetëm nëse plotësohen këto dy kushte

- Bota Sot

Njohja e Palestinës, Meloni: Italia pro, vetëm nëse plotësohen këto dy kushte

Italia në parim është pro njohjes së shtetit të Plaestinës, por sipas kryeministres Girogia Meloni duhet të plotësohen dy kushte të panegociueshme që të merret një vendim final.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se Italia do të ishte e gatshme të njihte Palestinën si shtet, vetëm nëse lirohen të gjithë pengjet izraelite dhe nëse Hamas përjashtohet nga çdo rol qeverisës.

Teksa ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Meloni theksoi se presioni ndërkombëtar duhet të ushtrohet mbi Hamasin dhe jo mbi Izraelin, pasi sipas saj, Hamas e nisi luftën dhe është ai që po pengon përfundimin e saj duke refuzuar të lirojë pengjet.

Deklarata e Melonit vjen në një kohë kur disa vende europiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë, kanë ndërmarrë hapa drejt njohjes së shtetit palestinez, duke shkaktuar debate në nivel ndërkombëtar.



Read it all at Bota Sot