Doka: Nuk e kam parë kurrë Teutën me kaq shumë tifozë në stadium

- Bota Sot

Doka: Nuk e kam parë kurrë Teutën me kaq shumë tifozë në stadium

I dalë nga akademia e Tiranës, mbrojtësi Albi Doku këtë sezon djerësit fanellën e Teutës. 28-vjeçari së fundmi ka qenë prezentë në emisionin “Procesi Sportiv”.

Doka ka folur për aventurën e re te “Djemtë e Detit” dhe risitë në ekip:

“Siç e shihni edhe vet, çdo gjë ka ndryshuar.

Presidenca e re, stafi i ri, trajneri, pothuajse i gjithjë ekipi.

Normalisht, është shumë  e vështirë, sepse është viti i parë dhe të gjithë kërkojnë shumë. Mendojë se gjërat duan kohën e vet.

Objektivi jonë, siç na e ka thënë edhe presidenca është top-4.

Mendojë se është një frymë e re. Nuk e kisha parë kurrë Teutën me kaq shumë tifozë në stadium. Çdo gjë është ndryshe. Për mendimin tim gjërat do bëhen mjaft mirë me kalimin e kohës”.



Read it all at Bota Sot