Përballja me Shqipërinë, Dragan Stojkoviq çudit, fton një emër të shtetit të rajonit!

- Bota Sot

Përballja me Shqipërinë, Dragan Stojkoviq çudit, fton një emër të shtetit të rajonit!

Sa vijnë e kalojnë ditët, gjithnjë e më shumë po afrohet sfida e madhe (11 tetor) mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Grupit K të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.

Ndeshja do të luhet në Leskovc, ndërsa Shqipëria padyshim se do të kërkojë tre pikë që do të afrojnë drejt play-off-it. 

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq çudit me një ftesë. 

Siç raportohet ai e ka ftuar një emër të shtetit të rajonit kundër Shqipërisë.

Është fjala për ish futbollistin Hristo Stoiçkov. 

Media boshnjake “Sportsport” ka shkruar mes të tjera: “Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë më pak të zjarrtë në stadiumin në Leskovc, ku do të mblidhen tifozë të shumtë, si dhe figura të futbollit.

Midis tyre pritet të jetë Hristo Stoiçkov, ish-lojtari më i mirë në botë dhe fituesi i ‘Topit të Artë’. Me ftesë të trajnerit  Dragan Stojkoviq - Piksi dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Serbisë, Stoiçkov thuhet se ka pranuar ftesën për të ndjekur drejtpërdrejt derbin ballkanik”.



Read it all at Bota Sot