Macron: Çmimi Nobel për Paqen për presidentin Trump i mundur vetëm nëse i jepni fund konfliktit në Gaza

- Bota Sot

Macron: Çmimi Nobel për Paqen për presidentin Trump i mundur vetëm nëse i jepni fund konfliktit në Gaza

Çmimi Nobel për Paqen, i kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është i mundur vetëm nëse ai i jep fund këtij konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë një interviste me BFMTV nga New York.

“Shoh një president amerikan që është i mobilizuar, i cili e përsëriti këtë mëngjes në podiumin e Kombeve të Bashkuara: Dua paqe.

Kam zgjidhur shtatë konflikte. Kush e dëshiron çmimin Nobel për Paqen? Çmimi Nobel për Paqen është i mundur vetëm nëse i jepni fund këtij konflikti”, deklaroi Emmanuel Macron.

Presidenti francez deklaroi gjithashtu se shteti i Palestinës, i njohur zyrtarisht dje nga Franca, do të themelohet vërtet ditën kur shteti i Izraelit do ta njohë atë”.



Read it all at Bota Sot