Milani është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Italisë në futboll.
Lecce nuk i ka rezistuar skuadrës së Milanit në stadiumin “San Siro”.
Futbollisti shqiptar, Medon Berisha, u paraqit nga minuta e parë për Leccen.
Golat i realizuan Gimenez (20), Nkunku (51) e Pulisic (64).
Lecce mbetet e dobësuar në fushë nga minuta e 18-t;ë, Siebert u përjashtua me karton të kuq.
Milani kualifikohet e Lecce eliminohet.