Chelsea është i vendosur

- Bota Sot

Chelsea është i vendosur

Chelsea është i vendosur të vazhdojë të investojë në tregun e transferimeve për të forcuar projektin e udhëhequr nga Enzo Maresca.

Drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge po shqyrtojnë seriozisht një lëvizje për qendërmbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer.

Duke parë që reparti i mbrojtjes është më i kontestueshmi, londinezët synojnë të kthehen në tregun e transferimeve në janar për ta përforcuar këtë repart.

Bremer, 28 vjeç, është një nga shtyllat kryesore të Juventusit dhe performancat e tij në Serie A kanë tërhequr interesin e klubeve të Ligës Premier.

Braziliani po ndiqet gjithashtu nga Liverpool dhe Manchester United.

Juventus nuk do të ishte në gjendje të hiqte dorë nga ylli i mbrojtjes pa fituar së paku 75 milionë euro.

Presioni nga Chelsea, Liverpool dhe Manchester United e bën situatën shumë të nxehtë dhe konkurruese për lojtarin dhe klubet angleze nëse jo në janar atëherë në verën e vitit të ardhshëm do të tentojnë transferimin e tij. 



Read it all at Bota Sot