Të mërkurën (sot) në Shkup, Shkëndija e Tetovës do të përballet me Rabotniçkin në duelin e mbetur të xhiros së katërt në elitën e futbollit maqedonas.
Shkëndija udhëton drejt Shkupit me ambicie për të marrë fitoren e 5 sezonale!
Klisman Cake ndjen dhimbje në kofshën e këmbës dhe për mos me rezikuar, stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësor kanë vendosur të mos jetë në kombinim për lojë.
Shqetësime ndjen edhe Reshat Ramadani, i cili mbetet në dyshim dhe për aktivizimin eventual të tij do të vendoset para ndeshjes.
Rikthehet Ibrahim Alhassan mungoi ndeshjen e fundit me Tikveshin pasi u kursye nga stafi teknik shkaku i lodhjes, mirëpo pasi është stërvitur me intensitet maksimal tashmë është në kombinim për lojë.
E njejta vlen edhe për Kamer Qakën që ndeshjen me Tikveshin e lëshoi për arsye familjare.
Rabotniçki në ndeshjen e fundit të dielën u mund 3:1 nga Vardari.
Kuqezinjtë kërkojnë fitore për t’iu afruar kreut të renditjes tabelare.
Nga 6 ndeshje, Rabotniçki numëron 1 fitore, 1 barazim dhe 4 disfata.