Trajneri personal flet për Edon Zhegrovën, jep detaje interesante

- Bota Sot

Trajneri personal flet për Edon Zhegrovën, jep detaje interesante

Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, foli për “Tuttosport” duke theksuar gjendjen optimale të lojtarit të Juventusit:

“Zhegrova është plotësisht i aftë të përballojë 90 minuta lojë, pa asnjë problem.

E kam ndihmuar ta kalojë dëmtimin dhe të kthehet më i fortë se kurrë.

Po, është ndryshe nga më parë”.

Sallahu shpjegoi se ndryshimi ka qenë i plotë, si nga ana fizike, ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore:

“Aktualisht është në kulmin e përgatitjes, gati për çdo sfidë”.

Ai tregoi edhe metodën e punës: “Punuam mbi kërkesat e rolit të tij, me stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë.

Madje kishim një stërvitje të veçantë, nën presion të madh, ku Edon duhej të merrte vendime, tipike të lojës.

E njoh prej tri vitesh, kemi qenë bashkë edhe në kombëtaren e Kosovës”.

Në fund, Sallahu e përshkroi Zhegrovën si unik: “Kam punuar me shumë futbollistë, por Edon është special. Ka mentalitetin e atij që nuk dorëzohet kurrë”.



Read it all at Bota Sot