Liria mbetet pa kryetrajner! Kjo është arsyeja e largimit të tij

- Bota Sot

Liria mbetet pa kryetrajner! Kjo është arsyeja e largimit të tij

Klodian Duro nuk është kryetrajner i Lirisë.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

Liria e Prizrenit nuk po kalon formë të mirë, rezultate dhe renditja në tabelë janë dëshmia më e mirë.

Liria aktualisht renditet në vend të dhjetë me 12 pikë (3 fitore, 3 barazim e 2 humbje).

Këto rezultate janë larg pritshmërive të skuadrës me renome.

“Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Klodian Duro, është larguar nga drejtimi i skuadrës për arsye personale.

FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Duro ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi zgjedhjen e trajnerit të ri dhe hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”, njofton FC Liria.



Read it all at Bota Sot