Shkëmbi, trajner i javës në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Shkëmbi, trajner i javës në Maqedoninë e Veriut

Skuadra shqiptare Struga Trim Lum në shtatë javët e para nuk njeh humbje në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Struga Trim Lumë është lider në kampionat e cila ka 19 pikë sa ka edhe Vardari në pozitën e dytë.

Të hënën që e lamë pas, Struga Trim Lum ngadhënjeu me rezultat 3:1 në Kratovë ndaj Sileksit.

“Bledi Shkëmbi është trajner i javës”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.



Read it all at Bota Sot