Skuadrës shqiptare i suspendohet stadiumi në Maqedoninë e Veriut

- Bota Sot

Skuadrës shqiptare i suspendohet stadiumi në Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) ka pezulluar stadiumin në Çair për një kohë të pacaktuar, derisa të merret vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplinor.

Njëkohësisht, është iniciuar procedurë disiplinore kundër KF Shkupi 1927 dhe çështja është drejtuar në Komisionin Disiplinor të FFM-së.

“Arsyeja e vendimit janë incidentet në ndeshjen e javës së 7-të të Ligës së Parë midis Shkupit dhe Makedonija GJP, kur një pjesë e grupit të tifozëve vendas hodhën fishekzjarre në fushë dhe në zonën ku ndodhej transmetuesi televiziv i ndeshjes, duke shkaktuar dëme serioze në një pjesë të pajisjeve të Televizionit (MTV), i cili po transmetonte drejtpërdrejt ndeshjen.

Pavarësisht reagimeve të shërbimeve të FFM-së dhe delegatit të ndeshjes ndaj zyrtarëve të KF Shkupit gjatë ndeshjes, nuk u morën masa për të parandaluar dëme shtesë”, shkruar media maqedonase “Sposrtsport”.

FFM-ja edhe një herë u bën thirrje të gjitha klubeve të marrin përgjegjësi dhe masa maksimale për të siguruar rendin dhe kushtet e përshtatshme për lojë.



Read it all at Bota Sot