Klubi i futbollit Bashkimi 1947 nga Kumanova, cakton miqësore me Llapin në Podujevë!,
“Gjatë pushimit ndërkombëtar nga data 5 tetor deri më 19 tetor, për shkak të angazhimeve të kombëtareve, klubi ynë ka vendosur të zhvillojë një ndeshje miqësore.
Më 12 tetor, klubi ynë do të luajë një takim miqësor kundër KF Llapit nga Kosova.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, njofton FC Bashkimi.