Interi ka gati zëvendësuesin

- Bota Sot

Interi ka gati zëvendësuesin

Interi është në kërkim të një portieri që do të zëvendësojë Yann Sommer sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e klubit zikaltër duket se janë të vendosur të transferojnë Elia Kaprile, i cili aktualisht është te Kaljari.

Ausilio e ka ndjekur portierin për njëfarë kohe dhe duket se ai ka një profil që i përshtatet kërkesave aktuale të Interit: Është i ri (rreth 25 vjeç), italian dhe me çmim të arsyeshëm (rreth 20 milionë euro).

Të shtunën në mbrëmje, kur Kaliari përballet me Interin, shumë do ta shikojnë atë.

Alternativat ndaj Kaprile, për arsye të ndryshme, duken të pamundura: Karneseki, i vlerësuar me 40 milionë euro nga Atalanta, do të kërkonte një shpenzim financiar të paqëndrueshëm.

Ndërsa Napoli nuk ka gjasa ta shesë Meret te një konkurrent i drejtpërdrejtë.



Read it all at Bota Sot