Shkëndija fiton në Shkup, dy pikë larg liderit

- Bota Sot

Shkëndija fiton në Shkup, dy pikë larg liderit

Shkëndija e Tetovës me mund të madh ka importuar tre pikë nga fusha “Petar Milloshevski” në Shkup.

Kampioni në fuqi i ka shkaktuar humbje me rezultat 1:0 Rabotniçkit, në ndeshjen e mbetur të javës së katërt të Kampionatit të Maqdonisë në futboll.

Edhe vendasit patën disa mundësi por me fat ishte Shkëndija.

Në minutën e 67-të Tamba shënoi nga afërsia për fitoren e Shkëndijes.

Ky gol u pranua pas shikimit të VAR-it, ku së paku 8 minuta u desh të pritej vendimi i gjyqtarit.

Pas javës së 7-të Struga Trim Lum kryeson me 19 pikë, sa ka edhe Vardari në vend të dytë dhe Shkëndija renditet në vendin e tretë me 17 e Rabotniçki në të dhjetin me 3 sosh.



Read it all at Bota Sot